Wednesday, 1 July 2026
54°F Detroit
BallinaMichiganDhoma miraton paketën e uljeve të tatimit mbi pronën, shtyn rritjet e tjera për të mbuluar boshllëkun e buxhetit

Dhoma miraton paketën e uljeve të tatimit mbi pronën, shtyn rritjet e tjera për të mbuluar boshllëkun e buxhetit

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të mërkurën një paketë ligjore që synon të ulë taksat mbi pronën në Michigan. Masat përfshijnë heqjen e taksës shtetërore për arsimin dhe tatimeve mbi shitjen e pronave, kufizime për rritjen e taksave të pronës midis shitjeve të shtëpive dhe zgjerimin e përjashtimeve për tatimin mbi pronën personale. Nisma parashikon gjithashtu lejen që shërbimet publike të përfitojnë këto përjashtime, me kusht që të ulin tarifat e tyre dhe të aplikojnë një ngrirje dyvjeçare të rritjeve të çmimeve.

Sipas michiganpublic, përkrahësit e paketës, përfshirë kreun e Dhomës, Matt Hall (R-Richland Twp.), e paraqesin atë si pjesë të një strategjie republikane për të shkurtuar buxhetin dhe për të hequr shpenzime të tepërta nga programet shtetërore. Hall tha se pritet që propozimet të diskutohen gjatë bisedimeve për buxhetin dhe insistoi se plani synon ulje taksash pa rritje të tjera të barrës fiskale dhe pa përdorur fondin emergjent.

Agncia jo-partiake House Fiscal Agency vlerëson se ndryshimet mund t9i kushtojnë qeverisë shtetërore dhe asaj lokale miliarda dollarë, me financimin e shkollave që do të pësojë goditjen më të rëndë, por edhe shërbime të tjera lokale që do të,ndjejnë ndikimin. Përfaqësuesi shtetëror Stephen Wooden (D-Grand Rapids) argumentoi se kursimet për qytetarët mund të jenë të vogla përballë përkeqësimit të rrugëve, rritjes së kostove për sigurimet e shtëpive dhe uljes së financimit për shërbimet publike e arsimore.

Dhoma miratoi secilin prej projektligjeve për uljen e taksave, por nuk mori në shqyrtim një projektligj tjetër që do të propozojë taksa të reja për të mbuluar boshllëkun e buxhetit, të cilat republikanët i përshkruajnë si taksa mbi shërbime “luksi”. Teksti aktual nuk i përcakton qartë këto shërbime, por Hall ka përmendur shembuj si lobimi, telemarketingu dhe limuzinat. Ai tha se do të presë input nga Thesari i shtetit për t9u siguruar që uljet e taksave të jenë neutrale për të ardhurat dhe se miratimi do të kërkojë një marrëveshje të balancuar.

Të gjithë demokratët përveç njërit votuan kundër paketës; përjashtimi ishte përfaqësuesja Karen Whitsett (D-Detroit), e cila deklaroi se uljet e taksave mund të ndihmojnë nxitjen e pronësisë në Detroit. Ligjet tani i dërgohen Senatit me drejtim demokrat. Raporton michiganpublic.

Lini një koment