Saturday, 26 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Diaspora në këmbë: shqiptarët protestojnë sonte në Ulm të Gjermanisë kundër aktgjykimit të Hagës

Diaspora në këmbë: shqiptarët protestojnë sonte në Ulm të Gjermanisë kundër aktgjykimit të Hagës

Sonte, më 26 shtator 2026, shqiptarët e diasporës në Ulm të Gjermanisë kanë dalë në protestë në shenjë pakënaqësie ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protestuesit kërkojnë drejtësi dhe kundërshtojnë vendimin dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të dënuar gjithsej me 81 vjet burgim. Kjo protestë është pjesë e valës së tubimeve në diasporë kundër vendimit të Hagës.

Sonte edhe në Prishtinë, prej orës 21:00, qytetarët pritet të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbeu” për natën e 11-të radhazi, me moton “Jo në emrin tim”, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale i dënoi në shkallën e parë: Hashim Thaçi me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqi me 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Burimi: KosovaPress — https://kosovapress.com/diaspora-ne-kembe-shqiptaret-ne-ulm-kerkojne-drejtesi-per-clirimtaret

Lini një koment