E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDigjen 3 makina pranë Postës Shqiptare në Tiranë

Digjen 3 makina pranë Postës Shqiptare në Tiranë

Tre makina janë përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës pranë Postës Shqiptare në rrugën “Çamëria” në Tiranë.

Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj raporton se paraprakisht dyshohet se është djegie e qëllimshme.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në vendngjarje për të neutralizuar flakët dhe për të shmangur përhapjen e tyre në automjete apo objekte të tjera përreth.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po punon me kamerat e sigurisë për të parë lëvizje të personave të dyshuar.

/tvklan.al

Lini një koment