Dinamo–Egnatia, finale e Kupës së Shqipërisë në “Air Albania”
Ndeshja për trofeun e Kupës së Shqipërisë mes Dinamos dhe Egnatias zhvillohet sot në stadiumin “Air Albania” me fillim në orën 19:00. Dinamo arriti në finale pas eleminimit të Vllaznisë, ndërsa Egnatia kaloi më tej duke eliminuar Elbasanin.
Sipas telesport, trajnerët Ilir Daja dhe Nevil Dede kanë publikuar formacionet zyrtare dhe kanë hedhur në fushë 11-shet e tyre më të forta për këtë finale.
Formacioni startues i Dinamos: Teqja; Ismaili, Dita, Aliji, Neziri, Qardaku, Qefalija, Malomo, Bregu, Guindo, Nani.
Formacioni startues i Egnatias: Tandilashvili; Alijev, Xhemajli, Sota, Fangaj, Haime, Fernando, Aleksi, Ruçi, Bakajoko, Albanese.
Egnatia shkon në finalen e katërt të Kupës së Shqipërisë, pas fitoreve të trofeut në 2023 dhe 2024, ndërsa Dinamo City shënon prezencën e dytë radhazi në finale dhe ka në arkivin e tij 14 trofe të këtij kompeticioni, raporton telesport.