E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiDisiplina dënon kapitenin e Egnatias, gjobit Skënderbeun

Disiplina dënon kapitenin e Egnatias, gjobit Skënderbeun

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka dhënë vendimet përkatëse për të gjitha parregullësitë e evidentuara gjatë fundjavës së kaluar futbollistike. E pëson kapiteni i Egnatias, Albano Aleksi, i cili është pezulluar me 4 javë nga aktiviteti për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Është gjobitur me 200 mjë lekë klubi i Skënderbeut, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive për rendin dhe sigurinë në ndeshje, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve.

Nuk kanë munguar gjobat e pezullimet dhe në kategoritë më të ulëta apo në futbollin e moshave.

Vendimet e plota:

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

KOMISIONI I DISIPLINËS DHE ETIKËS

Lini një koment