Saturday, 20 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDita e 21-të e revolucionit, mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit ‘zbarkuan’ para Kryeministrisë: Edi Rama je i rrethuar! Jep dorëheqjen

Dita e 21-të e revolucionit, mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit ‘zbarkuan’ para Kryeministrisë: Edi Rama je i rrethuar! Jep dorëheqjen

Pas fjalimeve, qytetarët nisën marshimin rreth godinës së Kryeministrisë, ndërsa i bënë thirrje Ramës të jaPë dorëheqjen pasi është i rrethuar. Shumë emigrantë shprehën idenë e qëndresës gjatë gjithë natës para godinës. Më pas ata vijuan marshimin në zona të tjera përreth.

“Kryeministër je i rrethuar, jep dorëheqjen”, bënë thirrje ata.

Një thirrje u përcoll edhe për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke thënë se partneri më i madh është populli që ka zbritur në shesh, dhe duke kërkuar hetimin e Edi Ramës.

“SPAK partnerin më të fortë e ke në këtë shesh. Belinda Balluku nuk ka vjedhur vetëm. Erion Veliaj nuk ka vjedhur vetëm. Të gjithë ata që janë sot në burg nuk kanë vjedhur pa Edi Ramën.”, u shpreh një ndër protestuesit.

Qytetarët kanë shprehur vendosshmërinë ndaj qëndresës së tyre deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ky i fundit deklaroi më herët gjatë ditës së nuk e kishte ndërmend ta bënte një gjë të tillë.

Lini një koment