Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Ka nisur organizimi i qytetarëve nga sheshin “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë. Sot mbahet protesta e 27 teksa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Si çdo ditë, ata shihen me pankarta dhe flamuj në duar teksa vijonë thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit, dhe të disa kërkesave që ata kanë parashtruar këto ditë.

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët pritet të nisin më pas marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit. Pjesmarrja vijon të jetë nga njerëz të moshave dhe fushave të ndryshme.

Protesuesit kanë paralajmëruar se dita e nesërme por dhe data 4 korrik, pra dy të shtuna do të jenë protesta mbarë kombëtare me qytetarë që vijnë dhe nga diaspora.

Lini një koment