Thursday, 20 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaDita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të diele ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre që i ka shoqëruar prej 36 ditësh protestë duke marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit.

Ata shihen me flamuj të Shqipërisë në duar teksa brohorasin thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas raportimit të gazetarëve ajo çfarë vihet re është numri më i reduktuar i qytetarëve të cilët kanë dalë, krahasuar me ditët e shkuara.

Lini një koment