Friday, 17 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës.

Si çdo pasdite, ata e nisën protestën rreth orës 19:40, teksa u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” ku vijuan me thirrjet e tyre ‘Rama jepe dorëheqjen’ dhe ‘Rama në burg, Berisha në burg’.

Më pas, turma e protestuesve u nis drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ duke u ndalur para godinës së Kryeministrisë.

Për rreth dy orë u mbajtën fjalime nga pjesëmarrës të ndryshëm, ndërsa më pas protestuesit nisën marshimin e tyre të përnatshëm në rrugët e Tiranës.

Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale, të cilën protestuesit e konsiderojnë si qëllimin kryesor të kësaj proteste të vazhdueshme

Lini një koment