Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
Protesta qytetare vijon në ditën e 57-të të saj teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej” ku më pas marshuan drejt bulevardit përpara Kryeministrisë.
Pjesëmarrësit në protestë kanë bërë të ditur se tubimet do të vijojnë edhe në javët në vazhdim, deri në përmbushjen e kërkesave të parashtruara. Mes tyre, kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi i mënyrës së funksionimit të klasës politike.
Gjithashtu ata kanë një njoftuar një tjetër protestë paraditen e së hënës para Parlamentit. Aktivisti Arben Kola këtë të diele pak para nisjes së protestës së sotme u ka bërë thirrje publike qytetarëve që të mblidhen nesër më 27 korrik në sheshin “Skënderbej”, nga ku do të nisë një marshim drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë.
Protesta pritet të zhvillohet paralelisht me zhvillimin e dy seancave të fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Kjo protestë vjen menjëherë pas protestës të zhvilluar të enjten e kaluar përpara Parlamentit, i cili u shoqërua me tensione të shumta.