E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDita e Europës, Rama: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane

Dita e Europës, Rama: Shqipëria më afër se kurrë familjes europiane

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 9 Majit, Ditës së Europës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

“Mirëmëngjes dhe në këtë Ditë të Europës, ku Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Mesazhi i kreut të qeverisë vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit europian të vendit. Shqipëria ka avancuar në negociatat me Bashkimin Europian, duke hapur të gjithë grupkapitujt e negociatave, ndërsa vendi synon tashmë mbylljen e 10 kapitujve të parë të anëtarësimit.

Rama e cilësuar këtë periudhë si një nga etapat më të rëndësishme në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke theksuar se reformat dhe përmbushja e standardeve europiane mbeten prioritet kryesor.

Lini një koment