“Do jetë gati në fillim të gushtit”, ministri Karakaçi inspekton punimet për rrugën e re në hyrje të Ksamilit
Rruga hyrëse për në Ksamil do të jetë e përfunduar në fillim të gushtit duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve në pikun e sezonit turistik.
Segmenti me një gjatësi prej 1.4 kilometrash ka shumë impakt në levizjen e turistëve drejt Ksamilit i cili është një ndër destinacionet më të rëndësihme turistike në vend.
Ministri Enea Karakaçi ka inspektuar punimet ndërsa po vijojnë ndërhyrjet e fundit për elementët urban të rrugës si trotuarë ,ndriçim apo gjelbërim përgjatë aksit.
Për mbarëvajtjen e sezonit turistik Autoriteti Rrugor shqiptar në bashkëpunim edhe me policinë kanë ndërmarë një sërë masash për të lehtësuar qarkullimin.