“Do të jetë dëmi më i madh që do i bësh vendit”, Spaho – Ramës: Mos ik nga presioni i protestës!
Edmond Spaho ia ka kërkuar disa herë dorëheqjen Edi Ramës nga salla e Kuvendit gjatë viteve si deputet i opozitës apo edhe si nënkryetar i parlamentit. Por tashmë që qëndron jashtë politikës aktive, një nga përfaqësuesit e zëshëm të opozitës për shumë vite, i kërkon Ramës të mos lëkundet nga presioni i kësaj proteste për t’u larguar.
“Këtij populli i ke bërë dëme të pafund. Në një vend me shoqëri me formim demokratik do kishe ikur me kohë. Dëmi më i madh që do i bësh këtij vendi nuk janë e shkuara jote, por nëse do të ikje nga presioni i kësaj proteste neomarksiste, islamisto-fondamentaliste, anti-Trumpiste, përçarëse midis shqiptarëve në rajon dhe kundër integrimit të Shqipërisë në BE.”
Spaho thotë se lënia e vendit në dorë të atyre që protestojnë në bulevard do të ishte gabim.
Sipas ish-nënkryetarit demokrat të Kuvendit duket si fantazi e sëmurë, por ata që janë të interesuar që ky vend të bëjë përpara dhe jo pas, nuk do t’ia falin Ramës nëse cedon nga kjo protestë, synimi i së cilës, sipas tij, është ta kthejë vendin një shekull prapa.