Wednesday, 24 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDo të zhvillohej më 12 qershor në Tiranë, shtyhet Ministeriali Ukrainë- Evropa Juglindore. Zbulohet arsyeja

Do të zhvillohej më 12 qershor në Tiranë, shtyhet Ministeriali Ukrainë- Evropa Juglindore. Zbulohet arsyeja

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon se Ministeriali Ukrainë- Evropa Juglindore, i planifikuar që të zhvillohej më 12 qershor 2026 në Tiranë, do të mbahet në një datë të mëvonshme.

Shtyrja e këtij takimi në nivel të ministrave të punëve të jashtme vjen si pasojë e situatës së sigurisë në Ukrainë dhe e angazhimeve në këtë kuadër, të Ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrii Sybiha, bashkëorganizator i Ministerialit të Tiranës.

Data e re e zhvillimit të Ministerialit do të bëhet e ditur në një moment të dytë.

Lini një koment