Monday, 22 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

Ministri i drejtësisë, Toni Gogu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, hodhi poshtë kategorikisht kërkesën e protestuesve për dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Kërkesa e parë e protestuesve është dorëheqje e panegociueshme e kryeministrit dhe qeverisë. Nëse nuk bëhet kjo, bien kërkesat e tjera. Çdo kërkesë nis me dorëheqjen e qeverisë. E keni diskutuar këtë?

Toni Gogu: E kemi diskutuar në 11 maj kur vendosi populli. Aty u diskutua se kush do ta qeverisë Shqipërinë.
Detyra e kryeministrit është të qeverisë. Ka dy muaj që është në tur duke dëgjuar njerëzit. Ishte dy orë me banorët e Zvërnecit. U bëri thirrje protesuesve që janë aty për çështje konkrete, ejani të flasim. Kur kuptoi se ishin nën magjepsjen e algorithmit, atëherë detyra e kryeministrit është të qeverisë vendin.

Rakipi: Pra shkurt nuk e keni menduar ndonjëherë dorëheqjen?

Gogu: Nuk është pjesë e rregullave të lojës.

Lini një koment