E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDosja “Partizani”, Berisha në SPAK për masën detyrim paraqitje

Dosja “Partizani”, Berisha në SPAK për masën detyrim paraqitje

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, në zbatim të masës së sigurisë të vendosur ndaj tij nga GJKKO, lidhur me dosjen hetimore të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Ish-kryeministri Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.

Lini një koment