E enjte, 12 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo vizitë në IEVP Fier

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo vizitë në IEVP Fier

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo këtë të enjte zhvilloi një vizitë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier. Bodo zhvilloi takime me stafin dhe u njoh nga afër me infrastrukturën, kushtet dhe organizimin e punës në këtë institucion.

Ajo u shpreh se burgur i Fierit përfaqëson një model të zhvillimit të sistemit penitenciar, me infrastrukturë dhe kushte që synojnë përmbushjen e standardeve evropiane, duke ndërthurur sigurinë me trajtimin dinjitoz, rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të dënuar.

“Një vëmendje e veçantë i kushtohet programeve të rehabilitimit, mundësive të punësimit brenda institucionit, arsimimit, ndjekjes së kurseve të formimit profesional, si dhe krijimit të ambienteve të përshtatshme për ushtrimin e besimit fetar dhe praktikimin e riteve të kultit”, tha ajo.

Gjatë vizitës u testuan gjithashtu kushtet teknike për zhvillimin e seancave gjyqësore online me Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Bashkëpunimi për këtë qëllim pritet të formalizohet përmes një Memorandumi Mirëkuptimi, duke synuar rritjen e sigurisë dhe eficiencës në organizimin e proceseve gjyqësore.

Siguria, respektimi i të drejtave dhe rehabilitimi mbeten shtylla themelore të një sistemi penitenciar modern, në përputhje me standardet evropiane.

Lini një koment