Wednesday, 30 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Drejtori i Korçës Vilson Bala paraqitet në SPAK për dosjen e Ergys Agasit

Drejtori i Korçës Vilson Bala paraqitet në SPAK për dosjen e Ergys Agasit

Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Bala është thirrur nga SPAK në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e biznesmenit Ergys Agasi, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sipas të dhënave paraprake, drejtori i Policisë së Korçës do të merret në pyetje nga prokurorët e çështjes, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi përmbajtjen e dëshmisë së tij.

Hetimet ndaj Agasit lidhen me një dosje të gjerë të SPAK, ku ai dyshohet për disa vepra penale, mes tyre konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje të paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, grup të strukturuar kriminal, pastrim parash dhe korrupsion pasiv.

Lini një koment