Tuesday, 18 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaDrejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin, Gert Jan Koopman ka deklaruar se Shqipëria dhe Mali i Zi renditen në krye të Ballkanit Perëndimor për zbatimin e reformave të parashikuara nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian.

Koopman thekson se të dy vendet pritet të arrijnë një nivel zbatimi prej rreth 80% deri në muajin qershor. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një seance në Parlamentin Europian.

“Shqipëria dhe Mali i Zi janë vendet me ecurinë më të mirë në zbatimin e reformave të parashikuara nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me një nivel të pritshëm zbatimi prej rreth 80% deri në muajin qershor”, tha Koopman, shpjegon Agjencia për Media dhe Informim.

Sipas Koopman, ky progres konsiderohet i rëndësishëm, pasi Plani i Rritjes lidh disbursimin e fondeve europiane me zbatimin e reformave kyçe në fusha si sundimi i ligjit, ekonomia, energjia dhe administrata publike.

Plani, me një vlerë totale prej 6 miliardë eurosh për rajonin, synon të përshpejtojë konvergjencën ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian përpara anëtarësimit të plotë.

Lini një koment