Drita barazon ndaj Kaunas Zalgirisit, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit
Drita ka barazuar 1:1 me skuadrën lituaneze të Zhalgiris Kaunas në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të UEFA Champions League.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 24-t, kur Amine Benchaib realizoi për 1:0, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Drita reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë në minutën e 82-të. Pas një aksioni të mirë ofensiv, Blerim Krasniqi shënoi për 1:1, duke i dhënë kampiones së Kosovës një rezultat të favorshëm para sfidës së kthimit.
Gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e dytë, e cila do të zhvillohet më 14 korrik në stadiumin Fadil Vokrri Stadium, ku Drita do të synojë kualifikimin në raundin e dytë të garës më prestigjioze evropiane për klube.
