Drita sërish lëshon pikë, ndalet në barazim nga Drenica
Drita ka lëshuar sërish pikë në Superligën e Kosovës, duke u ndalur në barazim 1:1 nga Drenica në javën e 13-të, siç njofton Telegrafi.
“Intelektualët” dominuan në posedim, por epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1:1.
Drita e nisi shumë mirë takimin dhe mori epërsinë pas 16 minutave lojë, falë golit të Albert Dabiqajt, i cili u asistua nga Pëllumbi.
Megjithatë, vetëm nëntë minuta më vonë, Genc Hamiti e barazoi rezultatin pas një aksioni të shpejtë, në minutën e 25-të.
Tutje, Drita provoi të rimerrte epërsinë me disa aksione të bukura, por i mungoi konkretizimi; raste shënimi pati edhe Drenica, por edhe tentimet e vendasve rezultuan të pasuksesshme.
Kësisoj, Drita qëndron në pozitën e tretë me 24 pikë, ndërsa Drenica zë vendin e tetë me 12 pikë.