Dritan Mehmeti prezantohet te Pogradeci, klubi beson te suksesi me trajnerin kryeqytetas
Dritan Mehmeti është zyrtarisht trajneri i ri i Pogradecit. Ai është prezantuar sot para skuadrës nga drejtuesit e klubit, të cilët shpresojnë që me këtë lëvizje të ndryshojnë situatën pozitivisht dhe të arrijnë objektivat sezonalë. Mehmeti ka zënë vendin e Emiljano Çelës, që dha dorëheqjen një ditë më parë.
“Klubi i Futbollit Pogradeci njofton se ka prezantuar zyrtarisht trajnerin e ri të ekipit të parë, z.Dritan Mehmeti. Drejtuesit e klubit i urojnë trajnerit Mehmeti suksese në këtë përgjegjësi të re, duke shprehur besimin për një bashkëpunim të suksesshëm dhe në funksion të objektivave sportive të KF Pogradeci”, – shkruhet në njoftimin e klubit pogradecar.
Mehmeti rikthehet në stol pas ekspereincës së fundit me Dinamon, ndërsa më parë ka drejtuar Partizanin dhe Korabin. Pogradeci mban vendin e 5-të aktualisht dhe objektivi është ngjitja në Superiore.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.