Saturday, 29 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga Shqiperia“Duhet me ndërru telin, o Red, kujdes!”- Refuzoi pyetjet për vrasjen e Gilmando Danit, Prokuroria çon në Gjykatë dosjen

“Duhet me ndërru telin, o Red, kujdes!”- Refuzoi pyetjet për vrasjen e Gilmando Danit, Prokuroria çon në Gjykatë dosjen

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i Arratisjes”, ai ishte marrë i pandehur nga prokurori i kryeqytetit, Arjan Përmeti.

Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur edhe detaje nga dosja hetimore, ku tregohet se çështja ndaj 48-vjeçarit i është dërguar Gjykatës së Tiranës në fund të muajit korrik, pak ditë përpara se atij t’i vendoseshin prangat.

Konkretisht, Ylli Zalla akuzohet për mbajtje pa leje të armëve dhe prodhim e shitje narkotikësh, akuza për të cilat më 7 qershor Gjykata e Tiranës ka shpallur arrest në mungesë, duke mos e lënë çështjen kundër tij si të vetmen ndaj një të dyshuari.

Duke iu referuar dosjes, gazetarja Anila Hoxha shpjegon se çështja ndaj tij nisi pas vrasjes së Gilmando Danit.

“Mbi bazën e të dhënave të siguruara, në vijim të dosjes janë thirrur dhe intervistuar banorë të zonës ku ka ndodhur ngjarja, si dhe banorë të zonës ku autorët kanë braktisur dhe djegur automjetin”.

Në këtë kuadër, gjatë veprimeve verifikuese është thirrur në cilësinë e personit të dijenisë edhe Ylli Zalla, ndaj policia ka shkuar në banesën e tij dy ditë pas vrasjes së Gilmando Danit. Prokurori thotë në dosje se oficerët kontaktuan në telefon me Zallën, i cili u ka thënë “do të paraqitem”. Por më pas ka ndërprerë komunikimin me policinë dhe nuk ka shkuar në banesën e tij.

Më pas rezulton se policia ka kërkuar praninë e prindërve të Zallës, që jetonin aty pranë, për të kryer kontrolle. Sipas procesverbaleve, u gjetën armë dhe sende të tjera, si dylbi, pajisje me lëndë plasëse të improvizuar dhe granata dore, që u asgjësuan nga REA, si dhe telefonë, armë automatike dhe drogë.

Policia sekuestroi edhe një letër të shkruar me dorë, ku shkruhej:

“Duhet me ndërru telin, o Red, kujdes me telin”.

Prokuroria bazohet gjatë hetimeve në ekspertizat teknike të urdhëruara, duke konstatuar se një nga pajisjet ishte bërë me gyp ndezës dhe e aftë për shpërthim.

Ndërsa bomba e dytë, e instaluar me telefon, është konsideruar nga eksperti si e paaftë për shpërthim, megjithëse tritoli dhe detonatori i instaluar në të janë vlerësuar si të shpërthyeshëm me vonesë.

Lini një koment