Dy francezë për sulmin, Barcelona futet në garë për dy nga yjet e momentit. Njëri vlen 90 mln euro, tjetri 40 mln euro
Barcelona pritet të bëjë disa ndërhyrje gjatë merkatos së verës. Një nga objekativat kryesor të katalanasve është transferimi i një anësori sulmues.
Mundo Deportivo zbulon se Barcelona po ndjek dy alternativa për të forcuar krahët e sulmit. I pari Desire Doue, ylli francez i PSG-së, i cili nuk është një titullar i rregullt te parizienët dhe transferimi te një ekip si Barcelona mund të ishte një lëvizje e shkëlqyer për karrierën e tij.
Emri i dytë që po ndiqet nga katalanasit është një tjetër francez, Eli Junior Kroupi, i cili po shkëlqen në sezonin e parë në Bournemouth ku ka shënuar 12 gola deri tani.
Vlera në treg e 19-vjeçarit francez është 40 milionë euro sipas transfermarkt, por Bournemouth mund të kërkojë edhe më shumë duke ditur interesin e shumë klubeve të mëdha ndaj tij.