Friday, 19 June 2026
54°F Detroit
BallinaBasketbolli ne KosoveDy risi dhe rikthime në Kombëtare, trajneri Maran publikon listën për ndeshjet ndaj Izraelit & Luksemburgut

Dy risi dhe rikthime në Kombëtare, trajneri Maran publikon listën për ndeshjet ndaj Izraelit & Luksemburgut





May 2026
M T W T F S S
  1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

May 28, 2026

Dy risi dhe rikthime në Kombëtare, trajneri Maran publikon listën për ndeshjet ndaj Izraelit & Luksemburgut


Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Izraelit (3 qershor, 20:00, “Air Albania”) dhe ndaj Luksemburgut (6 qershor, 20:00, “Air Albania”).

Trajneri Rolando Maran ka publikuar listën e parë në epokën e tij të re me Kombëtaren shqiptare. Tekniku kuqezi ka grumbulluar 27 lojtarë për dy miqësoret e qershorit.

Ka dy risi në listë. Për herë të parë me Kombëtaren grumbullohen portieri i Partizanit, Pano Qirko, dhe mesfushori i Carrareses, Luis Hasa.

Janë rikthyer në Kombëtare Alen Sherri, Simon Simoni, Andi Hadroj, Taulant Seferi dhe Cristian Shpendi.

Ndërkohë, mungojnë për arsye dëmtimi Thomas Strakosha, Ernest Muçi, Nazmi Gripshi dhe Rey Manaj.

Leave a Reply

Lini një koment