E martë, 10 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Dy të plagosur me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Dy të plagosur me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Dy persona kanë mbetur të plagosur, dyshohet me armë zjarri, pasditen e sotme në Gjakovë, siç njofton KosovaPress. Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona janë plagosur në Gjakovë, dyshohet me armë zjarri.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, ka thënë se sot rreth orës 16:40 policia është informuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Gjakovës se dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve të dyshuara nga arma e zjarri.

Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Gjatë ekzaminimit, ato kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja dhe një armë të gjatë automatike.

Personi i dyshuar është arrestuar. Veprimet e policisë po ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Lini një koment