Sunday, 19 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit

Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit

Dy turistë gjermanë nga 18-vjeç kanë humbur orientimin pasditen e sotme teksa po eksploronin malin e Çikës. Sipas informacioneve paraprake, ata kishin nisur ecjen rreth orës 15:00, por gjatë itinerarit kanë dalë nga shtegu dhe nuk kanë mundur të gjejnë rrugën e kthimit.

Menjëherë pas njoftimit janë nisur drejt zonës shërbimet e Policisë, një grup i efektive të Delte Force, Policia e Dhermiut, stafi mjekesor dhe ekipet zjarrfikëse për lokalizimin dhe nxjerrjen e tyre në një vend të sigurt.

Burimet bëjnë me dije se njëri prej turistëve është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime, ndaj ekipet e shpëtimit po punojnë për të siguruar transportin e tij nga terreni i vështirë drejt një zone ku mund të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Lini një koment