Sunday, 30 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaDy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Dy vëllezër, 32 dhe 28 vjeç, kanë përfunduar në prangat e Policisë së Korçës pas një konflikti mes katër personash, që la pas dy të plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, ndërsa dyshohet se konflikti nisi për motive të dobëta.

Gjatë përplasjes, dy prej personave kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Sherri nuk ka përfunduar vetëm me përplasjen fizike. Gjatë konfliktit është dëmtuar edhe një automjet, të cilit i janë thyer xhamat me një lopatë.

Pas hetimeve, policia ka arrestuar në flagrancë dy vëllezërit, të dyshuar për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Lini një koment