Thursday, 1 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Dyshime për abuzim ndaj një 12-vjeçareje, në pranga dy të afërmit e të miturës në Tiranë

Dyshime për abuzim ndaj një 12-vjeçareje, në pranga dy të afërmit e të miturës në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të dyshuar për abuzim seksual ndaj një vajze 12-vjeçare. Në pranga kanë rënë tezja e saj, 32 vjeçe, dhe djali i hallës, 29 vjeç, të cilët dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me të miturën.

Rasti është zbuluar pas bashkëpunimit të shkollës me policinë. Sipas të dhënave paraprake, dyshimet janë përforcuar edhe nga pamjet filmike të gjetura në celularin e të miturës, të cilat janë sekuestruar si pjesë e hetimit.

Lini një koment