Dyshime për përvetësimin e Fabrikës së Miellit, Prokuroria e Vlorës sekuestron 7.5 milionë euro pasuri
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 7.5 milionë euro, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi përvetësimin përmes mashtrimit të objektit dhe truallit të ish-Fabrikës së Miellit nr. 1 në Vlorë.
Sipas njoftimit të Prokurorise, nën hetim është shtetasi me inicialet G.V., i dyshuar për mashtrim dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se ka regjistruar në emrin e tij pasurinë që i përkiste shoqërisë tregtare, duke cenuar interesat pasurore të ortakëve të tjerë, si dhe ka vijuar më pas me tjetërsimin e një pjese të saj te persona të tretë.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë Vlorë: