E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Dyshohet se ndezi zjarrin ku u dogjën 400 pemë ulliri, në pranga 54-vjeçari në Mallakastër (VIDEO)

Dyshohet se ndezi zjarrin ku u dogjën 400 pemë ulliri, në pranga 54-vjeçari në Mallakastër (VIDEO)

Një 54-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Mallakastër mbrëmjen e djeshme, pasi u kap pranë vatrës së një zjarri që dyshohet se e kishte ndezur vetë.

Si pasojë e flakëve u dogjën rreth 400 pemë ulliri. Policia bëri të ditur se i arrestuari, banues në Ballsh, akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit.

Lini një koment