Dyshohet se u godit me ujë nga autoboti, protestuesja humb ndjenjat! Merret nga ambulanca
Shpërndaje:
Një protestuese ka rënë në tokë dhe ka humbur ndjenjat. Sipas gazetares së Euronews, Sara Demushi, dyshohet se ajo është goditur me ujë dhe më pas është rrëzuar.
Mjekët vullnetarë i janë afruar për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca për ta transportuar drejt spitalit.