Tuesday, 18 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaDyshohet se vrau 20-vjeçarin francez në Ksamil, del fotoja e 29-vjeçarit me precedentë penalë në Britani

Dyshohet se vrau 20-vjeçarin francez në Ksamil, del fotoja e 29-vjeçarit me precedentë penalë në Britani

Sokrat Vata, 29-vjeçari nga Hasi i cili kërkohet nga policia si autori i dyshuar për vrasjen e një turisti francez Miguel Mendes, rreth 20-vjeç në Ksamil, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.

Sipas raportimeve, ai rezulton me një të kaluar të pasur kriminale jashtë vendit, ku më parë është arrestuar dhe dënuar në Britaninë e Madhe për një sërë veprash të rënda penale.

Mësohet se Sokrat Vata u arrestua në Angli pasi u përfshi në dy raste të ndjekjes nga policia, të lidhura me trafikimin e kokainës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve.

Në 30 prill, policia në Kembrixh e pikasën duke drejtuar një makinë tip “Toyota” të vjedhur. Vata tentoi të largohej, por pasagjeri zbriti nga makina dhe ai vijoi arratinë në këmbë. Gjatë ndjekjes, hodhi një pako kokainë në shkurre, por u kap nga policia. Me vete iu gjetën edhe 560 paund, ndërsa rezultoi pozitiv në testin për drejtim automjeti nën efektin e drogës.

Ndërkohë, në një rast tjetër në Kent, më 13 prill, Vata nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe përplasi një automjet me targa të klonuara. Në makinë u gjetën qese me kokainë dhe targa.

Vata u arrestua më pas dhe përfundoi përpara Gjykatës së Kurorës së Kembrixhit, ku pranoi akuzat për posedim të drogës së klasit A me qëllim furnizimin, drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim kanabisi dhe drejtim nën efektin e drogës. Ai u dënua me pesë vite burg.

Lini një koment