Saturday, 27 June 2026
54°F Detroit
BallinaPremier LeagueE BUJSHME: Xhaka ribashkohet me Alonson te Chelsea. Arrihet marrëveshja e plotë për kushtet personale

E BUJSHME: Xhaka ribashkohet me Alonson te Chelsea. Arrihet marrëveshja e plotë për kushtet personale

Granit Xhaka duket se do të largohet pas vetëm një sezoni nga Sunderland, aty ku u transferua verën e kaluar nga Leverkusen për 15 milionë euro.

Mediet angleze dhe ato gjermane lajmërojnë se Granit Xhaka do të transferohet te Chelsea, për t’u ribashkuar me ish-trajnerin e tij te Bayer Leverkusen, Xabi Alonson.

Xhaka ka arritur marrëveshjen e plotë me Chelsea-n për kushtet personale, ndërsa tani klubi londinez ka nisur negociatat edhe me Sunderland.

Ndërkohë, Sky Sport Germany zbulon se oferta e parë e Chelsea-s për Xhakën do të jetë 30 milionë euro. Xabi Alonso e ka kërkuar me patjetër mesfushorin shqiptar, duke vlerësuar përvojën por mbi të gjitha “agresivitetin” e tij në mesin e fushës. Ajo që e bën më të veçantë këtë transferim, është fakti që Xhaka ka luajtur më parë për 7 sezone për Arsenalin, rivalin kryesor të Chelsea-s.

Lini një koment