Friday, 19 June 2026
54°F Detroit
BallinaPremier LeagueE merr me të qeshura…; Haaland befason me reagimin për largimin e Guardiolës

E merr me të qeshura…; Haaland befason me reagimin për largimin e Guardiolës

Gjithçka që fillon, një ditë mbaron. Pas 10 sezonesh në drejtimin e Manchester City, spanjolli Pep Guardiola do të drejtojë këtë të diel ndeshjen e tij të fundit në klubin ku ka qëndruar më gjatë si trajner.

Ai largohet pas një sezoni të çuditshëm; i dobët në Champions League dhe me luhatje në Premier League, por me suksese në kupat vendase, ku fitoi dy trofe. Largimi i tij do të lërë një boshllëk të madh te City dhe lojtarët e tij, përfshirë Erling Haaland.

Sulmuesi norvegjez reagoi në rrjetet sociale në mënyrë të veçantë, duke shkruar: “Do të më mungojnë bisedat e Pep në fushë”, shoqëruar me “emoji” të qeshurash. Një mesazh i thjeshtë, por domethënës, që tregon marrëdhënien e veçantë mes lojtarit dhe trajnerit.

Will miss those “Pep talks” on the pitch 😅🩵 pic.twitter.com/0WVSw903v7

— Erling Haaland (@ErlingHaaland) May 22, 2026

Lini një koment