E pabesueshme! Pas Palestra dhe Nico Paz, Inter dështon edhe me objektivin e tretë madhor në merkato
Pasi dështoi në transferimin e Marco Palestra dhe Nico Paz, Inter duket se po humbet edhe objektivin e tretë madhor në këtë merkato.
Prej kohësh, zikaltrit po e ndjekin dhe janë në bisedime me Liverpool për Curtis Jones. Mesfushori anglez hyn në vitin e fundit të kontratës me të kuqtë dhe duke pasur një rol dytësor në sezonin e fundit, ka kërkuar të largohet.
Inter ka ofruar zyrtarisht 25 milionë euro deri tani, ndërkohë që Liverpool kërkon 35 milionë euro. Duke qenë se hendeku është i madh, Inter duket se është dorëzuar dhe nuk do të vazhdojë bisedimet me Liverpool.
Calciomercato.com zbulon se së fundmi është futur Arsenal në garë për mesfushorin 25-vjeçar dhe është i gatshëm të paguajë shifrën 35 milionë euro që kërkon Liverpool.