Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaE reja shtatzënë në protestë: Jam këtu për vajzën time dhe për të ardhmen e Shqipërisë

E reja shtatzënë në protestë: Jam këtu për vajzën time dhe për të ardhmen e Shqipërisë

Një qytetare shtatzënë ka përcjellë një mesazh emocionues gjatë protestës së zhvilluar në bulevard kundër projektit që ka nxitur debat dhe reagime të shumta publike.

E prezantuar si Anxhi, ajo tha se kishte zgjedhur të merrte pjesë në protestë për vajzën që pret të vijë në jetë, si dhe për të ardhmen e brezave të rinj në Shqipëri.

“Jam shumë krenare sot. Unë jam Anxhi dhe jam këtu për gocën që do të vijë në jetë dhe për të ardhmen e Shqipërisë”, u shpreh ajo para protestuesve.

Në fjalën e saj, Anxhi theksoi se Shqipëria u përket qytetarëve të saj dhe brezave që do të rriten në këtë vend, duke kundërshtuar projektin që sipas protestuesve rrezikon interesat publike në zonën e Zvërnecit.

“Të gjithë ata që e kanë promovuar ndër vite Shqipërinë, nuk do të lejojmë që ajo të shitet. Shqipëria është e imja dhe e jona, e fëmijëve që kemi dhe e atyre që do të vijnë në jetë”, deklaroi ajo.

Në përfundim të fjalës së saj, qytetarja bëri thirrje për anulimin e projektit, duke kërkuar ndalimin e zbatimit të tij.

“Anulo projektin!”, ishte mesazhi i saj drejtuar institucioneve përgjegjëse.

Lini një koment