Monday, 28 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›E rëndë në Durrës, humb jetën një 28-vjeçar nga Filipinet pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në një varkë

E rëndë në Durrës, humb jetën një 28-vjeçar nga Filipinet pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në një varkë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në Durrës, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas informacioneve të policisë, viktima është shtetasi filipinez A. R., 28 vjeç. Ai po punonte me një pompë për heqjen e ujit nga varka kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, kontakt i cili i ka marrë jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1, Durrës, në një varkë që ndodhej në det, shtetasi filipinez A. R., 28 vjeç, punëtor i një firme private, duke punuar me një pompë për heqjen e ujit nga varka, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Si pasojë, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një koment