Monday, 24 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaE rëndë në Shëngjin, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova teksa po lahej në det! Dyshimet e para

E rëndë në Shëngjin, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova teksa po lahej në det! Dyshimet e para

Një 19-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë të hënë në zonën e Kunes, në Shëngjin, ndërsa mediat në Kosovë bëjnë të ditur se i riu është identifikuar si Shpëtim Syla.

Sipas raportimeve, 19-vjeçari është gjetur pa shenja jete në ujë. Ende nuk janë të qarta rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse i riu është mbytur gjatë qëndrimit në det apo ka pësuar arrest kardiak.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Lezhës, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Ekspertiza pritet të ndihmojë në përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Lini një koment