Monday, 22 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaE rëndë në Tiranë, punonjësi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit

E rëndë në Tiranë, punonjësi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Sipas informacionit paraprak, një efektiv policie dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit.

Policia bën me dije se më 14 qershor 2026, rreth orës 01:25, në zonën e Freskut, në banesën e tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi me iniciale I. S., 30 vjeç, punonjës policie. Dyshimet e para janë se ai është vetëvrarë me armën e shërbimit.

Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe përfaqësues të Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me shkaqet që mund të kenë çuar në këtë akt të rëndë.

Lini një koment