Saturday, 29 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaE rëndë në Vaun e Dejës, dy persona bien në kontakt me rrymën elektrike jashtë një lokali

E rëndë në Vaun e Dejës, dy persona bien në kontakt me rrymën elektrike jashtë një lokali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Karmë të Vaut të Dejës, ku dy persona kanë humbur jetën pasi dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të një lokali.

Sipas informacionit paraprak të policisë, Sokol Preka, 40 vjeç, roje i një lokali bar-kafe në pronësi të shtetasit Gj. S., dhe David Deda, 46 vjeç, elektricist, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Si pasojë, Sokol Preka ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa David Deda, i cili ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, ka humbur jetën gjatë rrugës, teksa po transportohej në spital.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një koment