Tuesday, 28 July 2026
54°F Detroit
BallinaArteEdicioni i gjashtë i Porto Palermo Festival

Edicioni i gjashtë i Porto Palermo Festival

Edhe këtë verë Porto Palermo Festival do të sjellë një program të pasur artistik në Rivierën shqiptare.

Nga data 30 korrik e deri më 16 gusht, ideatori i këtij festivali, Olen Cesari, ka programuar 12 net të magjishme në kalanë e Porto Palermos. Ky do të jetë edicioni i 6-të i Porto Palermo Festival, me një kalendar aktivitetesh që do të paraqesë në skenë artistë të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë, duke e kthyer kalanë historike në një destinacion të veçantë të kulturës dhe muzikës gjatë muajve korrik dhe gusht.

Me një ndërthurje të muzikës tradicionale, klasike, moderne dhe performancave live, Porto Palermo Festival synon të ofrojë një përvojë unike në një nga vendet më piktoreske të bregdetit shqiptar.

Programi i festivalit parashikon këto performanca:

30 korrik – Ansambli Folklorik Shqiptar

31 korrik – Pierpaolo Petta

1 gusht – Shama Milan

2 gusht – Olen Cesari

6 gusht – Kastriot Tusha & Ardian Trebicka

7 gusht – Eranda Libohova

8 gusht – Anxhela Peristeri

9 gusht – Elina Duni

13 gusht – Poni

14 gusht – Aulon Naçi

15 gusht – Dren Abazi

16 gusht – Olen Cesari & Deejay’s Night

Lini një koment