E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Edona Podrimja emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë

Edona Podrimja emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Edona Podrimjën në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Shëndetësisë.

Lajmi është bërë i ditur sot, ndërsa sipas njoftimit emërimi është bërë një ditë më parë.

Me këtë rast, kryeministri Kurti e ka uruar Podrimjën për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive dhe angazhimeve në pozitën e re.

Podrimja tashmë do të ushtrojë funksionin e zëvendësministres në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë. /Telegrafi/

Lini një koment