Saturday, 27 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaEfektivi i vrarë do të varroset në fshatin e tij

Efektivi i vrarë do të varroset në fshatin e tij

Efektivi i policisë Enea Mekolli, që humbi jetën gjatë një operacioni për kapjen e një të kërkuari mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes.

Familja e efektivit ka kërkuar që i ndjeri të mos varroset në Varrezat e Dëshmorëve, siç e parashikon statusi për Dëshmorët e Atdheut, por në fshatin e tij.

Kërkesa e familjes vjen për shkak se kanë patur edhe një djalë tjetër që ka qenë efektiv dhe që ka humbur jetën si pasojë e një sëmundjeje.

Ndaj familja ka kërkuar që të dy djemtë të prehen pranë njëri-tjetrit.

Varrimi i Enea Mekollit do të bëhet në orën 14 të ditës së premte, ndërsa homazhet do të mbahen në orën 12 në Pogradec.

Pasditen e së enjtes, pranë familjes së policit të vrarë, shprehën ngushëllime edhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita.

Tv Klan

/tvklan.al

Lini një koment