E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

Ekspertët pezullojnë kërkimet për 69-vjeçarin e zhdukur në Elbasan, shkak rrezikshmëria që paraqet ndërtesa

Operacioni i kërkim-shpëtimit për personin e raportuar të zhdukur pas shpërthimit tragjik në pallatin në Elbasan është ndërprerë për arsye sigurie. Ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes kanë vendosur pezullimin e kërkimeve për shkak të rrezikut të lartë që paraqet struktura e dëmtuar e ndërtesës.

Sipas ekspertëve, gjendja e pallatit është jashtëzakonisht e paqëndrueshme dhe çdo ndërhyrje e mëtejshme brenda ambienteve të shembura rrezikon seriozisht jetën e ekipeve të kërkimit.

Fatkeqësisht, nga kjo ngjarje ka humbur jetën një e moshuar teksa 10 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Lini një koment