Eksportet rriten me 16.9%, ulet defiçiti tregtar
Tregtia e jashtme e mallrave hyri në një fazë më pozitive gjatë muajit prill.
Sipas të dhënave të INSTAT, eksportet arritën në 34.9 miliardë lekë, me një rritje prej 16.9% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ndërkohë importet u rritën më ngadalë, me 4.4%, duke arritur në 79 miliardë lekë.
BILANCI TREGTAR
Eksporte 34.9 mld lekë +16.9%
Importet 79 mld lekë +4.4%
Deficiti 44.1 mld lekë -3.8%
Ngushtimi i deficitit tregtar shihet si sinjal pozitiv, pasi diferenca mes importeve dhe eksporteve është ulur në krahasim me një vit më parë.
Në terma praktikë, për çdo 1 lek mallra që Shqipëria eksportoi në prill, vendi importoi rreth 2.3 lek mallra nga jashtë.
Rritja e eksporteve është mbështetur kryesisht nga grupi i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike, që dha kontributin më të madh pozitiv.
Ndikim të fortë patën edhe materialet e ndërtimit dhe metalet. Nga ana tjetër, tekstilet dhe këpucët vijojnë të mbeten sektori me tkurrjen më të madhe.
NDIKIMI NE RRITJEN E EKSPORTEVE
Minerale, energji +9.8 pp
metale dhe ndërtim +6.6 pp
tekstile dhe këpucë -1.8 pp
Edhe në importe, energjia dhe ushqimet kanë qenë grupet me rritjen më të fortë. Ndërkohë, importi i makinerive dhe pajisjeve ka rënë.
Sipas INSTAT, Bashkimi Europian vijon të mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë, duke zënë mbi gjysmën e shkëmbimeve totale.
PARTNERET KRYESORE TREGTARE
| Kosovë | 26.0% |
| Gjermani | 28.9% |
| Itali | 3.8% |
| Spanjë | 20.6% |
Tv Klan
/tvklan.al