Ekspozita në Nju Jork nderon komedianin italian Totò
Nju Jorku pritet të presë një ekspozitë kushtuar Antonio De Curtis, i njohur si Totò, me debutimin amerikan të shfaqjes “Totò and His Naples” në Italian American Museum në Little Italy. Ekspozita paraqet karrierën e tij të gjatë në film dhe do të jetë e hapur deri më 29 gusht.
Sipas nypost, shfaqja e organizuar në bashkëpunim me Institutin Kulturor Italian dhe Ministrinë e Jashtme të Italisë shërben edhe si një homazh për Little Italy, një zonë që gjatë dy shekujve të fundit strehoi miliona emigrantë nga jugu i Italisë në kërkim të një jete më të mirë në New York.
Totò, i lindur në lagjen Quartieri Sanità të Napolit dhe i njohur si il principe della risata (prinici i së qeshurës), ishte figurë kryesore e komedisë italiane nga viti 1922 deri në vdekjen e tij në 1967. Megjithëse popullariteti i tij u zhvillua kryesisht përmes publikut, vlerësimi kritik u rrit pas pjesëmarrjes së tij në një film artistik nga Pier Paolo Pasolini në vitet ’60.
Ekspozita përfshin kostume të shumëngjyrshme nga filmat e tij, dokumente personale të rralla, fotografi dhe fragmente filmash që mbulojnë karrierën e tij, si dhe cilindrat karakteristikë që shoqëronin imazhin e Totòs—një simbol që shpesh krahasohet me kapelën e Chaplin.
Ekspozita, e cila u shënua gjithashtu me festimet për 2,500-vjetorin e Napolit, do të qëndrojë në Italian American Museum në adresën 151 Mulberry St. deri më 29 gusht; raporton nypost.