Monday, 19 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Arte›Ekspozohen për herë të parë dokumente nga jeta e Shën Terezës

Ekspozohen për herë të parë dokumente nga jeta e Shën Terezës

Në kuadër të 10-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) paraqiti për herë të parë për publikun një ekspozitë me dokumente mbi vizitën e nobelistes në Tiranë, në gusht 1989.

Në këtë aktivitet të zhvilluar në Auditor ishin të pranishëm ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Skënder Durmishi, përfaqësuesja e trupit diplomatik të Maqedonisë së Veriut, Radmila Stojmirovska, të dërguarit e komuniteteve fetare në vend dhe të misionit bamirës “Motrat e Nënë Terezës”.

Mes dokumenteve origjinale që u paraqiten në ekspozitë, bënin pjesë artikuj të publikuar në shtypin e kohës për vizitën e parë të Nënë Terezës në Tiranë në gusht 1989, revista kulturore me poezi kushtuar shenjtores, procesverbali i takimit me Kryetarin e Presidiumit të Kuvendit Popullor Ramiz Alia, si edhe dorëshkrimi një letre të vitit 1979 për popullin shqiptar.

Në përfundim të aktivitetit, të pranishmit u njohën edhe me një instalacion që evidentonte shtrirjen gjeografike të jetës dhe të angazhimit të mirëbërëses, nga Shkupi ku pa dritën për herë të parë e deri në Kalkutë, ku u shua më 5 shtator 1997.

Lini një koment