Ekzekutohet në mes të ditës shqiptari në Spanjë, autori e qëlloi disa herë dhe u largua me skuter
Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në mes të ditës në Orihuela Costa, në Spanjë. Ngjarja ndodhi pak para orës 13:00, në kompleksin sportiv dhe argëtues Playa Flamenca Sport Club, në rrugën Nicolas de Bussi, në zonën e Playa Flamenca.
Viktima ishte ulur në tarracën e një bari brenda kompleksit sportiv, kur një person iu afrua dhe e qëlloi disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Pas atentatit, autori u largua me një monopatinë elektrike.
Dëshmitarët njoftuan autoritetet, ndërsa në vendngjarje mbërritën efektivët e Gardës Civile spanjolle. Sipas raportimeve, 39-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa autori ende nuk është kapur.
Sipas dëshmive të personave që ndodheshin pranë vendngjarjes, autori iu afrua 39-vjeçarit dhe hapi zjarr ndaj tij pa thënë asnjë fjalë.
Policia po heton rrethanat e ngjarjes dhe po analizon provat balistike, si dhe dëshmitë e personave që ndodheshin pranë vendit të atentatit.