Eljon Sota kalon me sukses operacionin, ja kur rikthehet
Eljon Sota i është nënshtruar operacionit në Barcelonë, i cili ka përfunduar me sukses. Kjo është bërë e ditur nga klubi i Egnatias me një postim në rrjetet sociale. Sipas rrogozhinasve, mbrojtësi do të mungojë për një periudhë 5–6 muajsh
Njoftimi i klubit:
Futbollisti ynë Eljon Sota i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Barcelonë, e cila ka përfunduar me sukses.
Sipas parashikimeve mjekësore, Eljoni pritet të mungojë për një periudhë prej 5–6 muajsh.
KF Egnatia falënderon Institutin Cugat në Barcelonë për profesionalizmin dhe kujdesin e treguar gjatë trajtimit të lojtarit tonë.
E gjithë familja Egnatia është pranë teje në këtë rrugëtim!
Forca Eljon!
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.